Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Policia gjen armë brenda veturës në fshatin Shalë të Lipjanit

Policia në rajonin e Prishtinës ka njoftuar se ka sekuestruar disa armë të cilat ndodheshin brenda një veturë e cila ndodhej në hyrje të fshatit Shalë të Lipjanit.

“Policia në Prishtinë, me qëllim të garantimit dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, si dhe parandalimit të akteve kriminale, ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe operative, të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjeten e armëve, dhe municioneve si dhe identifikimin e përdoruesve të tyre”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës, kur në hyrje të fshatit Shalë në Lipjan, policia ka ndaluar veturën Opel Astra dhe pas kontrollit të detajuar ka arritur të gjejë dhe sekuestroj një kallashnikovë, një revole të tipit Zastava, tre copë fishekë , një karikator dhe një pajisje optike për armë.

Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast ka arrestuar dy persona të dyshuar.

“Të dyshuarit për armëmbajtje janë V.Z., 30 vjeçar, dhe M.K.,25 vjeçar, janë shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tyre është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi kontroll të paautorizuar të armës dhe në konsultim me prokurorit të njëjtit janë proceduar më tej”, thuhet në njoftimin e policisë.