Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia gjen armë afër një automjeti në të cilin ndodheshin tre të mitur në Viti

Në një automjet në fshatin Begunc të Vitisë, në të cilin gjendeshin tre të mitur, Policia e Kosovës gjatë kontrollit afër veturës ka gjetur edhe një armë zjarri.

Sipas Policisë, në tokë është gjetur dhe konfiskuar arma e zjarrit e llojit Ekol, e kalibrit 8 mm.

Policia thekson se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori dhe pas intervistimit të miturit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur më 25.02.2025, rreth orës 21:20.

“Nga Njësiti policor është ndaluar vetura civile me targa lokale, në të cilin gjendeshin tre të mitur meshkuj kosovar. Gjatë kontrollit afër veturës në tokë është gjetur dhe konfiskuar arma e zjarri Ekol, e kalibrit 8 mm. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori dhe pas intervistimit të miturit janë liruar në procedurë të rregullt.” – thuhet në Raportin policor.