Policia gjen 480 kg kafe, dyshohet të jenë të kontrabanduara

Policia e Kosovës në qytetin e Pejës në orët e parë të së premtes ka njoftuar se ka hasur një automjet të braktisur, kombi të tipit Nisan, pa targa.

Policia njofton se në një distancë rreth 50 metra nga automjeti janë gjetur 8 thasë kafe e ngjyrës së gjelbër, me rreth 480 kilogram kafe.

Policia dyshon se ky mall është i kontrabanduar.

Thasët me kafe dhe automjeti janë sekuestruar derisa sipas Policisë rasti po vazhdon të hetohet.