Foto-Ilustrim

Policia gjen 16 kilogramë drogë në një veturë në Himarë

Policia e Shtetit ka sekuestruar 16 kilogramë lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa në një veturë në Himarë.

Poashtu edhe e ka arrestuar poseduesin e drogës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë në Himarë, në bashkëpunim me forcat e FNSh-së në Fier, në vijim të kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me armë apo që tentojnë të trafikojnë lëndë narkotike, bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative, janë vënë në ndjekje të një automjeti të dyshimtë në aksin rrugor Himarë-Dhërmi, të cilin e kanë ndaluar në kthesën e Jalit.

Nga kontrolli i ushtruar në automjet, është gjetur në bagazh një sasi lënde narkotike prej 16 kg e dyshuar si ‘Cannabis Sativa’.

Në vijim të veprimeve procedurale, Seksioni Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve Vlorë, ka arrestuar drejtuesin e veturës, shtetasin A. A., 29 vjeç, banues në fshatin Vokopolë të Beratit.