Ilustrim

Policia: Gjashtë raste të dhunës në familje të raportuara javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj gjatë javës së kaluar, nga data 24 deri më 30 prill 2023 janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.

Policia ka njoftuar se prej tyre katër raste janë raportuar në Ferizaj, një rast në Shtime dhe një rast në Kaçanik.

Ndërkaq, me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, katër persona janë ndaluar në mbajtje dhe dy persona tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Policia ka apeluar tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe i ka ftuar ata që që të bashkëpunojnë më policinë.

“Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë” – është thënë në njoftimin e Policisë.