Arkiv

Policia: Gjashtë aksidente ndodhën brenda 50 minutave

Gjashtë aksidente kanë ndodhur në një interval kohor prej 50 minutash.

Nga këto aksidente gjashtë persona janë lënduar.

Këto aksidente kanë ndodhur në rrugen nacionale Prishtinë- Pejë.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi ka dhënë detaje  për KALLXO.com se si kanë ndodhur aksidentet.

“Në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në një distancë prej 1 km (Korreticë, Parku i Biznesit) në një interval kohor prej 50 min  (16:00-16:50), kanë ndodhur gjashtë aksidente trafiku. Në dy aksidente janë përfshirë nga tri vetura, kurse në katër aksidente tjera janë të përfshira nga dy vetura”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se nga këto aksidente gjashtë persona kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Njësitet policore të trafikut sipas Krasniqit kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes.

KALLXO.com publikoi pamje të kolonës së krijuar pas aksidenteve që u shkaktuan.

VIDEO – 4 aksidente në rrugën Prishtinë-Pejë, afër Komoranit