Foto: REL/Reuters

Policia franceze konfiskon 140 mijë maska të destinuara për treg të zi

Policia franceze njofton se ka konfiskuar 140 mijë maska për fytyrë të destinuara për shitje në tregun e zi.

Oficerët thonë se ata kapën një biznesmen duke shkarkuar maska nga një kamion në një shtëpi në “St Denis”, në veri të Parisit, raporton BBC.

Muajin e kaluar, Franca kërkoi të gjitha rezervat dhe prodhimin e maskave për të pajisur punonjësit shëndetësorë.

Ndërkohë në Kinë, autoritetet kanë konfiskuar 89 milionë maska për cilësi të dobët.

Vendi është përballur me kritika për eksportet e maskave me cilësi të dobët.

Zyrtarët kishin inspektuar afro 16 milionë biznese dhe gjithashtu kishin sekuestruar sasi të mëdha dezinfektuesish joefektivë, tha zyrtari qeveritar Gan Lin.