Foto: Ilustrim

Policia flet për zjarret në malet e Gjakovës

Zëdhënësja e Policisë, Lirije Podrimaj tha për KALLXO.com se Gjakova është përfshirë nga zjarret që para disa ditësh.

“Lidhur me pjesën e zonës malore që është nën përgjegjësinë e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Gjakovës, janë njoftuar të gjitha njësitë relevante të cilat vazhdojnë të punojnë në terren për shuarjen e zjarrit”, tha Podrimaj.

Ajo thotë se pjesa ku është përfshirë nga zjarri është i papërshtatshëm për zjarrfikësit, mirëpo pa rrezik për banorët.

“Për shkak të terrenit të papërshtatshëm dhe pamundësisë së zjarrfikësve për të arritur në afërsi të lokacionit, një pjesë e zjarrit nuk është arritur të shuhet”, deklaroi zëdhënësja e Policisë Lirije Podrimaj.

Zjarre në Gjakovë, Haradinaj shprehet i shqetësuar

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.