Policia flet për tërmetin në rajonin e Mitrovicës

Një tërmet i fuqisë 4.28 ballë të Rihterit ka dridhur rajonin e Mitrovicës.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte në Zubin Potok.

Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë për Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti, nuk ka të raportuar ndonjë person të lënduar.

“Deri më tani nuk ka të raportuar ndonjë person të lënduar apo ndonjë dëm material”, tha Hoti për KALLXO.com.

Tërmeti ka rënë në ora 17:32.

Tërmet në rajonin e Mitrovicës