Policia flet për protestën e PSD-së, ka një thirrje për pjesëmarrësit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore për protestes e cila pritet të fillojë nga ora 14:00 në Prishtinë.

Në njoftimin e saj, Policia ka ftuar qytetarët, pjesëmarrësit që protesta të zhvillohet e qetë duke respektuar ligjet e vendit dhe që kërkesat e tyre t’i shpalosin në mënyrë demokratike e ligjore.

“Policia do të ndërmerr masat e nevojshme preventive, operative policore për të siguruar që mbarëvajtja e protestës të kalojë pa ndonjë incident, që pjesëmarrësit në protestë të shprehin qëllimin e tyre në mënyrë demokratike dhe në suaza ligjore. Sipas procedurave të parapara policia do të merr masa dhe do të shtojë aktivitetet operative para, gjatë dhe pas përfundimit të protestës”- thuhet në komunikatën e organet të rendit.

Partia Socialdemokrate sot do të mbajë një protestë në Prishtinë për të kundërshtuar marrëveshjen e Ohrit, pasi sipas kësaj partie se kjo marrëveshje është pa mbështetje politike, pa legjitimitet e me shumë kundërshtime popullore.

Protesta do të fillojë nga ora 14:00 në sheshin ‘Zahir Pajatazi’, ndërsa bina do të jetë e vendosur në oborrin e qeverisë, përkatësisht hyrja e lartë e zyrtarëve të qeverisë, kanë thënë zyrtar të PSD.