Policia flet për dëmet që ka shkaktuar rrëzimi i lisit në Ferizaj

Pak orë më parë për shkak të motit të lig, një lis është rrëzuar dhe ka rënë mbi një veturë në parkingun e Spitalit Rajonal të Ferizajt.

Në këtë aksident asnjë person nuk është lënduar.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Basri Shabani nga Policia e Ferizajt.

“Një lis në afërsi te Spitalit në Ferizaj është rrëzuar nga era, të lënduar nuk raportohet, ndërsa dëme materiale pëson një veture e parkuar afër lisit”, ka thënë Shabani.

Lisi bie mbi disa vetura në parkingun e spitalit të Ferizajt – Pamje