Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia fillon hetimet për mbishkrimet 'Albin Zajednica' në objektin e gjykatës në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka filluar hetimet për mbishkrimet me përmbajtjen “Albin Zajednica” në objektin e gjykatës në Mitrovicë, që gjendet në sheshin  “Isa Boletini”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se pas shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur se këto mbishkrime janë shkruar nga katër të dyshuar.

Rasti ka ndodhur më 22 mars 2023, rreth orës 12:30.

Rasti është iniciuar si ” Vandalizëm” dhe sipas PK është duke u hetuar.

Më 18 mars në Ohër Kosova dhe Serbia u dakorduan për ankesin e zbatimit të planit të Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi. Neni 7 i këtij plani flet për një lloj vetmenaxhimi të serbëve të Kosovës. Ky term është përdorur edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ndërsa në opionin publik u tha se kjo nënkupton Asociacionin e komunave me shumicë serbe.