Policia/Ilustrim

Policia e ‘zbut dorën’ për 28 Nëntor, vetëm 486 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës duket se ka ‘zbutur dorën’ për ditën e 28 Nëntorit, në lidhje me gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, gjatë ditës së djeshme (28 Nëntor) janë shqiptuar 486 tiketa trafiku, gati përgjysmë më pak në krahasim me një ditë më parë, në të cilën ishin shqiptuar 816 të tilla.

Ndërsa sa i përket tiketave për COVID-19, po ashtu sipas raportit të Policisë, për 28 Nëntor janë shqiptuar 572 tiketa, ndërsa një ditë më herët janë shqiptuar 753 tiketa për COVID-19.

Gjatë ditës së djeshme janë shënuar 20 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa njëri ka përfunduar me fatalitet.