Policia e Shtetit: Viktimat nga Kosova dyshohet se u helmuan nga kërpurdhat

KALLXO.com raportoi të shtunën se tre anëtarë të familjes Haliti nga komuna e Gjilanit kanë vdekur në Shqipëri.

Policia e Shtetit përmes një komunikate për media ka deklaruar si pasojë e përkeqësimit të shëndetit kanë ndërruar jetë shtetasit kosovarë E. H., 78 vjeçe, A. H., 56 vjeç dhe F. H., 57 vjeçe, të cilët nga hetimet paraprake, dyshohet se ata kanë mbledhur kërpurdha dhe pasi i kanë konsumuar në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit janë helmuar.

Policia ka njoftuar se është inicuar procedurë penale për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm” ndaj dy shtetasve të Shqipërisë me banim në Durrës, të cilët janë mjek në qendrën shëndetësore Manëz.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz, kanë proceduar penalisht për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, shtetasit Sh. B., 54 vjeç dhe J. K., 60 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek në qëndrën shëndetësore Manëz, pasi si pasojë e përkeqësimit të shëndetit kanë ndërruar jetë shtetasit kosovarë E. H., 78 vjeçe, A. H., 56 vjeç dhe F. H., 57 vjeçe (famijarë), të cilët nga hetimet paraprake, dyshohet se këta shtetas kanë mbledhur kërpurdha dhe pasi i kanë konsumuar në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit janë helmuar”, thuhet në njoftimin e publikuar në rrjetin social “Facebook”.