Policia e Shtetit sekuestron rreth 107 mijë euro nga një shtetas francez

Një shtetas francez 70 vjeçar është arresuar nga Policia e Shtetit për mosdeklarim të të hllave dhe senve me vlerë.

Policia ka njoftuar se shtetasi francez R. Ch., është ndaluar për kontroll nga Policia Kufitare në Rinas ku më pas i janë gjetur një shumë prej 106 mijë e 890 euro dhe 102 dollarë.

70 vjeçari sipas policisë kishte hyrë në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit dhe nuk kishte deklaruar shumën e të hollave në kufi, siç është e rregulluar me ligj dhe në momentin e gjetjes së shumës së parave i njëjti nuk posedonte dokument me vete për të justifikuar burimin e tyre.

“Nën drejtimin e prokurorisë, u kryen veprimet procedurale, u bë sekuestrimi i shumës së parave dhe shtetasi R. Ch. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale””, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Për të njëjtin policia ka treguar se është hapur rast edhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.