Policia e Shtetit- Tirane- Foto: Policia e Shtetit/Facebook

Policia e Shtetit kërkon 21 vjeçarin i cili goditi me thikë një 19 vjeçar

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka shpallur një kërkim një 21 vjeçar nga Kukësi nën dyshimet se njëjti ka goditur me thikë një person për motive të dobëta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë në Kukës shpallën në kërkim shtetasin F. C., 21 vjeç, banues në Kukës dhe po punohet për kapjen e tij”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, ky shtetas, gjatë mbrëmjes së djeshme, në qytetin e Kukësit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. D., 19 vjeçar, banues në Kukës, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet rreth këtij rasti i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “vrasje me dashje” mbetur në tentativë.