Policia e Shtetit godet një rast të kundërligjshëm të lojërave të fatit

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka goditur një rast të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

“Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, është bërë e mundur që të evidentohet dhe goditet një tjetër rast i ushtrimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit”, thuhet në njoftim bërë nga Policia e Shtetit.

Sipas policisë, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në lokalin e shtetasit U. P. në qytetin e Burrelit, kanë gjetur e sekuestruar shtatë pajisje elektronike në gjendje pune, ku dyshohej se ushtrohej aktivitet i kundërligjshëm i lojërave të fatit.

“Në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi U. P., 30 vjeçar, banues në Klos, për veprën penale “Organizim i lotarive të palejuara”, njofton policia.