Policia e Shtetit finalizon operacionin policor kundër të dyshuarve për vjedhje

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka finalizuar një operacion policor të koduar “Qeparoi”, i cili u zhvillua në Himarë.

Sipas njoftimit, përmes këtij operacioni policor janë zbardhur një sërë vjedhjesh të ndodhura në Qeparo, Shën Vasil, Nivicë dhe Dhërmi.

Në kuadër të këtij operacioni, policia ka bërë të ditur se ka ndaluar një të dyshuar dhe tre të tjerë i ka shpallur në kërkim.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe zbulimin e vjedhjeve të banesave, vjedhjeve me forcë të varëseve dhe celularëve, kryesisht në rrugë dhe në plazhe, strukturat e Komisariatit të Policisë Himarë, pas provave të siguruara nga puna hetimore, kanë zhvilluar operacionin e koduar “Qeparoi”. Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i një sërë vjedhjesh të ndodhura në fshatrat Qeparo, Shën Vasil, Nivicë dhe Dhërmi”,  thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Sipas njoftimit, gjatë operacionit u bë arrestimit i të dyshuarit N.P., 42 vjeçar nga Lushnja, ndërsa në kërkim janë shpallur të dyshuarit A.S., 46 vjeçar dhe A.N., 30 vjeçar, të dy nga Tirana, si dhe K.R., 36 vjeçare, nga Qeparo.

Policia ka bërë të ditur se shtetasi N. P., në bashkëpunim me tre shtetasit e tjerë të shpallur në kërkim, dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve, të cilat i kanë kryer në vende të ndryshme si banesa dhe ambiente të hapura.

Në kudër të vjedhjeve që dyshohet se kanë kryer të dyshuarit, është vjedhja me 31 korrik në fshatin Shën Vasil, ku dyshohet se të dyshuarit kanë vjedhur me thyerje banesën e braktisur të shtetasit L. Q., vend në të cilin është gjetur një armë zjarri kallashnikov, e cila dyshohet të jetë e autorëve të mësipërm, pasi këta shtetas e përdornin këtë banesë si vendstrehim gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Të dyshuarit dyshohet se janë përfshirë edhe në një vjedhë me datë 7 shtator në Himarë, ku kanë vjedhur dy motomjete në pronësi të shtetasve N. P. dhe T. P.

Në të njëjtën ditë dyshohet se kanë vjedhur sendet personale të shtetasit maqedonas Z. T., në hotelin ku ai ishte akomoduar për pushime.

Gjithashtu, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer edhe 10 vjedhje të tjera, kryesisht sende personale të personave të ndryshëm në Dhërmi të Himarës, për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre.

“Në përfundim të veprimeve, Policia ka sekuestruar disa nga sendet e vjedhura, si dhe sende që dyshohet se janë përdorur nga autorët për të kryer vjedhjet. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve në fushën e vjedhjes”, thuhet në njoftim.

HimarëFinalizohet operacioni policor i koduar "Qeparoi".Zbardhen një sërë vjedhjesh të ndodhura në Qeparo, Shën Vasil, Nivicë dhe Dhërmi.Ndalohet 1 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.Në vijim të punës për parandalimin dhe zbulimin e vjedhjeve të banesave, vjedhjeve me forcë të varëseve dhe celularëve, kryesisht në rrugë dhe në plazhe, strukturat e Komisariatit të Policisë Himarë, pas provave të siguruara nga puna hetimore, kanë zhvilluar operacionin e koduar "Qeparoi".Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i një sërë vjedhjesh të ndodhura në fshatrat Qeparo, Shën Vasil, Nivicë dhe Dhërmi.Gjatë operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit N. P., 42 vjeç, banues në Lushnjë.Si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit A. S., 46 vjeç dhe A.(H.) N., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe K. R., 36 vjeçe, banuese në QeparoShtetasi N. P., në bashkëpunim me 3 shtetasit e tjerë të shpallur në kërkim, dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve, të cilat i kanë kryer në vende të ndryshme si banesa dhe ambiente të hapura, konkretisht:Më datë 31.07.2020, në fshatin Shën Vasil, dyshohet se këta shtetas kanë vjedhur me thyerje banesën e braktisur të shtetasit L. Q., vend në të cilin është gjetur një armë zjarri kallashnikov, e cila dyshohet të jetë e autorëve të mësipërm, pasi këta shtetas e përdornin këtë banesë si vendstrehim gjatë kryerjes së vjedhjeveMë datë 07.09.2020, në Himarë, kanë vjedhur 2 motomjete në pronësi të shtetasve N. P. dhe T. P. Në të njëjtën ditë dyshohet se kanë vjedhur sendet personale të shtetasit maqedonas Z. T., në hotelin ku ai ishte akomoduar për pushimeGjithashtu, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer edhe 10 vjedhje të tjera, kryesisht sende personale të personave të ndryshëm në Dhërmi të Himarës, për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyreNë përfundim të veprimeve, Policia ka sekuestruar disa nga sendet e vjedhura, si dhe sende që dyshohet se janë përdorur nga autorët për të kryer vjedhjetNë bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve në fushën e vjedhjes

Publiée par Policia e Shtetit sur Dimanche 13 septembre 2020