Ilustrim

Policia e Shtetit e zë në flagrancë një 23-vjeçar duke shpërndarë drogë

Policia e Shqipërisë e ka arrestuar sot një 23-vjeçar nga Saranda, pasi e kanë nxënë në flagrancë duke shpërndarë dhe duke tentuar të kultivonte bimë narkotike ‘cannabis sativa’.

Policia e Shtetit ka njoftuar se në këtë aksion ka sekuestruar 300 grame lëndë narkotike, e dyshuar ‘cannabis sattiva’, 200 fara bimë ‘cannabis sativa’, një thikë, një automjet, peshore elektronike dhe  një shumë parash.

Tutje theksohet se hetimet kanë filluar në bazë të të dhënave se i dyshuari, shpërndante lëndë narkotike, kishte siguruar fara dhe tentonte për të kultivuar bimë narkotike ‘cannabis sativa’.

“Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë,  për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike””, thotë Policia e Shtetit.