Policia e Shqipërisë, Foto: Policia e Shtetit, Facebook

Policia e Shqipërisë shënon 110 vjetorin

Institucioni i Policisë së Shqipërisë ka shënuar sot 110 vjetorin e themelimit.

Policia e Shtetit të Shqipërsisë fillimisht është drejtuar nga gjakovari Halim Gostivari dhe më pas nga tepelenasi Fehmi Mezhgorani.

“Në vitet 1919-1920, qeveria vlerësoi rëndësinë e Policisë dhe organizoi Drejtorinë e Përgjithshme të Qetësisë Botore, duke u dhënë kompetenca nënprefekturave dhe prefekturave që të organizojnë zyrat e Policisë dhe të caktojnë policët në detyrë. Strukturat e Policisë vendore u shtrinë në 14 nënprefektura, me efektivë: 5 komisarë, 8 nënkomisarë, 43 policë, dhe këto struktura u emërtuan “Komiseri”- thuhet në komunikatë.

Në 110-vjetorin e themelimit Policia e Shtetit është nderuar me dy medalje, për “Veprim Profesional” nga Instituti i Policisë Shkencore dhe Interpol Tirana.

“Në maj 1945 mori jetë dokumenti zyrtar për organizimin e ri të Policisë, me anë të të cilit u riorganizuan strukturat ushtarake të komandave të qarqeve, dhe u krijua Policia Popullore.Policia Popullore ishte strukturë e MPB-së, varej nga Drejtoria e saj dhe në periudhën 1946-1948, limiti organik ka variuar nga 2286 deri në 3766 punonjës”- bëhet e ditur në komunikatë.

Në vitin 1991 thuhet se shifra e punonjësve të rendit dhe të qetësisë arriti në 21 mijë punonjës.