Foto: Policia e Shtetit

Policia e Shqipërisë sekuestron mbi 28 mijë euro nga dy shtetas kosovarë në Morinë

Policia e Shtetit të Shqipërisë ka njoftuar se dy shtetasve kosovarë, njërit 24 vjeç dhe tjetrit 20 vjeç, nga Gjilani, u janë sekuestruar 28 mijë e 500 euro.

Sipas një njoftimi për media, paratë e sekuestruara nuk ishin të deklaruara në pikë-kalimin kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë, në Morinë.

“Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur shtetasit D.R., 12,400 euro, ndërsa shtetasit D.Sh. i kanë gjetur 16,100 euro, të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 28,500 euro” – thuhet në njoftimin e forcave të rendit të Shqipërisë.

“Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. R., 24 vjeç dhe D. Sh., 20 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme” – vijon njoftimi.

Kjo është komunikata e plotë: