Policia e Shqipërisë në kërkim të narkotikëve në male – dikush i gjuan me armë zjarri

Në Malësi të Madhe në Shqipëri, më 21.08.2024 rreth orës 10:00 tek vendi i quajtur ‘Bjeshka e Parus’, disa qytetarë kanë shtënë me armë zjarri në ajër kur kanë parë Policinë.

Policia e Shqipërisë po kryente kontroll të territorit në Shkrel, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Në ndihmë, Policisë i dolën Drejtoria e Shkodrës, Forcat e Posaçme ‘Shqiponja’, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër dhe grupe speciale të RENEA-s me helikopter.

“Forcat operacionale në terren, përkundrejt asgjësimit dhe shkatërrimit të bimëve narkotike, vazhdojnë operacionin për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të qëllimit me armë zjarri” – thuhet mes tjerash në komunikatën e Policisë së Shtetit.

Njoftohet se Prokuroria po siguron provat për të dokumentuar rastin.