Policia e sheh duke e ekspozuar armën në rrugë, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Një burrë në Fushë Kosovë është arrestuar sot pasi është vërejtur që në rrugë po u ekspozonte një armë zjarri dy personave me të cilët ishte i shoqëruar.

Policia ka njoftuar se kjo ngjarje është vërejtur nga një hetuese policore, e cila ishte jashtë detyrës zyrtare.

I dyshuari A. B. 45 vjeç, ka tentuar që gjatë rrugës të ikë, mirëpo zyrtarja ka reagur shpejtë, është vënë në ndjekje të tij dhe ka arritë që të arrestoj personin e dyshuar si dhe t’i sekuestroj armën e zjarrit,ka njoftuar PK.

Ndaj personit të dyshuar është iniciuar rasti për armëmbajtje pa leje.

Ndërsa thuhet se pas përfundimit të veprimeve të nevojshme policore rasti do të procedohet në koordinim me prokurorin e shtetit.