Policia e rajonit të Prizrenit me aktivitete për zbatimin e masave

Policia në rajonin e Prizrenit po vazhdon që të zbatoj vendimin e Qeverisë për masat kundër COVID-19.

Policia në Prizren ka njoftuar se po punon për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

“Njësitë patrulluese nga të gjitha stacionet e Drejtorisë Rajonale në Prizren janë duke kryer aktivitete të rregullta në parandalimin e shkeljeve dhe zbatimin e rregullave të kërkuara sipas udhëzimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas njoftimit, zyrtarët policor janë vazhdimisht në kontakt më qytetarët duke ju ofruar shërbime, përmes kontaktit të drejtpërdrejt dhe në ngritje e pikave të kontrollit.

“Aktualisht zyrtarët policor janë duke monitoruar lëvizjet e qytetarëve në sheshe, qendra tregtare, tregje, dhe rrugë”, thuhet në njoftim.