Policia e Prizrenit për një javë sekuestroi shtatë patentë-shoferë

Brenda vetëm gjashtë dite, 45 persona të dënuar apo të ftuar për intervista janë ndaluar nga Policia e Kosovës në Prizren sipas vendimeve të Gjykatës Themelore të këtij rajoni.

Sipas një njoftimi të Policisë është thënë se nga njësitet e stacioneve policore në Prizren, Prizren Veri, Suharekë, Dragash, NJRKRR dhe Mamush janë realizuar gjithsej 45 urdhëresa.

Policia ka thënë se po ashtu kanë ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 720 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion si dhe ka sekuestruar shtatë patentë shofer.

“Janë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, ku gjatë kontrollimit të komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 1720 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion si dhe ka sekuestrua 7 patentë shofer”, është thënë në njoftimin e Policisë.

Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës