Policia e Prizrenit jep detaje për aksidentin në “Bazhdarhane”

Policia e Prizrenit ka dhënë detaje rreth aksidentit që ka ndodhur para pak minutash në lagjen “Bazhdarhane” në qytetit.

Sipas Policisë, një shofer për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë është rrokullisur me veturë.

Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaban Osmanollaj, tha për KALLXO.com se pas rrokullisjes vetura ka goditur tri shtylla elektrike.

“Tre persona janë lënduar dhe po trajtohen në Emergjencë. Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë“, tha Osmanollaj.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:40, tha zëdhënësi.

KALLXO.com raportoi pak më parë për këtë aksident.