Policia e Pejës kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e këtij personi

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar nga qytetarët që të  ndihmojnë në gjetjen e një të dyshuari.

I pandehuri Adnan Muzlijaj, i lindur më 17.11.1993 në fshatin Orroberd të Istogut është duke u kërkuar për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’.

Nga Zyra për Informim thuhet se kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të lartpërmendur, të lajmërojë Policinë e Kosovës, apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Zyra për informim e Policisë në Pejë bën të ditur që çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona të kërkim me qëllim të sjelljes së tyre para drejtësisë.