Ilustrim: Kontroll e policise

Policia e ndaloi për kontrollë e i gjen armë e municion në veturë, arrestohet një person në Dragash

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar pasi që të njëjtit iu gjetën armë të ndryshme e municion në veturën e tij.

I dyshuari tashmë ka të iniciuar veprën penale të importit, eksportit, furnizimit, transportimit, prodhimit, këmbimit ose shitjes së paautorizuar të armëve apo lëndëve plasëse.

Sipas njoftimit të policisë, në fshatin Brodosane në Dragash, ishte ndaluar një veturë e dyshuar për kontroll.

Njësitet policore gjatë kontrollit i gjetën e i sekuestruan të dyshuarit, një pistoletë, dy pushkë gjuetie dhe 66 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Për këto armë dhe municion, policia ka thënë se i dyshuari kishte leje t’i posedoj por jo t’i bart ato.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti po vazhdon të hetohet edhe më tutje.