Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia e ndali në pikë kontrolli, i gjeti pistoletën të dyshuarit në veturë me disa fishekë

Në rrugën “Lidhja e Pejës” policia kishte vendosur një pikë kontrolli në orët e hershme të ditës së djeshme.

Gjatë kontrolleve të veturave të cilat janë ndaluar nga policia në njërin rast, të njëjtit kishin hasur në një person i cili posedonte armë pa leje.

Sipas raportit policor, të dyshuarit i ishin gjetur një pistoletë, dy karikatorë, 15 fishekë e një shufër metali.

Në lidhje me këtë çështje është njoftuar edhe prokuroria e shtetit.

Pas intervistimit të të dyshuarit, prokurori ka dhënë urdhër që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si armëmbajtje pa leje.