Policia e ndal në pikë kontrolli, i gjejnë armë e karikatorë në çantë

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme nën dyshimin se po mbante armë pa leje.

Policia në raportin ditor ka njoftuar se i dyshuari ishte ndaluar me veturë në një pikë kontrolli në Prishtinë nga zyrtarët policor e më pas gjatë kontrollit në çantë janë gjetur një pistoletë, dy karikator, 28 fishekë dhe një sprej.

Gjithashtu arma me karikatorë e fishekë janë konfiskuar nga ana e policisë. I dyshuari është intervistuar dhe për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me vendim të këtij të fundit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.