Policia e merr në pyetje deputetin Ukaj për rastin me Vjosa Osmanin

Policia e Kosovës ka intervsituar deputetin e LDK-së, Xhavit Ukaj pas që kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani kishte hapur rast në Polici për kërcënim.

Deputeti Ukaj e ka konfirmuar për KALLXO.com se është intervistuar nga Policia e Kosovës rreth orës 10 të së hënës.

Vjosa Osmani e çon në polici deputetin Xhavit Ukaj

“Po, kam dhanë intervistë. E kam dhanë para një orë intervistën në Polici. Kurrgjë s’më kanë pyet, kurrgjë s’ju kam thanë. I kanë inçizimet, këqyrni inçizmet dhe s’ka asgjë. Tash Prokuroria i këqyrë kamerat edhe drejtësia e vulos”, tha deputeti Ukaj për KALLXO.com.

Ndërsa sa i përket situatës në parti në lidhje me ngjarjen e fundit, Ukaj thotë se gjithçka është në rregull.

“Brenda partisë krejt jemi në rregull. Të fortë si çdo herë”, tha Ukaj.

Në seancën e së premtes, deputeti Ukaj ishte ofruar te ulësja e kryetares së Kuvendit duke i vërsulur kryetares Vjosa Osmani.

Në atë moment kishin reaguar deputetët e anëtarët e kabinetit qeveritar që kishin tentuar ta qetësojnë situatën.

Pas kësaj ngjarje, Vjosa Osmani kishte mbyllur punimet e seancës.

Ndërpritet seanca, deputeti i LDK-së i vërsulet Osmanit