Foto: REL /EPA-EFE

Policia e Maqedonisë së Veriut ndaloi 47 imigrantë afër kufirit me Greqinë

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë gjetur 47 imigrantë në një kamionetë të braktisur afër kufirit me Bullgarinë dhe Greqinë.

Policia tha se më 22 shkurt në një kamionetë u gjendën imigrantë nga Afganistani, Pakistani dhe Iraku. Ata kishin hyrë në Maqedoni përmes Greqisë dhe autoritetet theksuan se do t’i kthejnë sërish prapa.

Kjo ngjarje erdhi një javë pas gjetjes së 53 imigrantëve në një kamionetë në vendin e njejtë. Policia kishte arrestuar shoferin si i dyshuar për pjesëmarrje në një grup që merrej me trafikim të njerëzve.

Rruga tranzitore nga Greqia për ne Evropën perëndimore ishte mbyllur që nga viti 2015, por mijëra imigrantë ende tentojnë që të depërtojnë nëpër këtë rrugë duke dhënë shuma të mëdha parash ndaj trafikuesve.

Agjencia e Refugjatëve e Kombeve të Bashkuara, tha vitin e kaluar se rreth 71 milionë persona janë zhvendosur më 2018 si pasojë e luftës, persekutimit – një rritje prej më shumë se 2 milionë nga viti 2017 dhe më e larta në 70 vitet e fundit.

Zbulimi i imigrantëve në automjete bartëse të braktisura është bërë dukuri e zakonshme në Maqedoninë e Veriut. Në tre muajt e parë të vitit, u gjetën 1,365 imigrantë që kanë hyrë ilegalisht në vend, raportojnë autoritetet./REL