Policia e Maqedonisë së Veriut konfiskoi një kilogram, jo një ton kokainë

Radio-Televizioni Vojvodina me datë 19.02.2020 publikoi një tekst që dezinformoi publikun se 1.3 ton kokainë u kapën në vendin tonë, ndërsa në fakt, bëhet fjalë për një kilogram. Lajmi i rremë “i rëndë një ton” raportohet në vetë titullin (Zaplena 1.3 ton kokaina u Severnoj Makedoniji), ndërsa brenda artikullit informacioni është i saktë, shkruan Vërtetmatësi.

Artikulli citon disa burime (maqedonisht – A1ON, sllovenisht dhe serbisht – RTS) dhe saktë informon se:

Kokaina, e cila mbërriti në portin malazez Bari, nga Kolumbi u transportua në Shqipëri dhe më pas në fshatin Krushopek, jo shumë larg Shkupit. Aksioni, i cili u krye së bashku nga policia e Maqedonisë së Veriut dhe Italisë, arrestoi tre persona, njoftoi A1on dhe RTS.

Policia maqedonase gjeti një kilogram kokainë në një kamion që transportonte banane dhe pjesa tjetër përfundoi në Itali, raportojnë mediat maqedonase.

Por zgjedhja e gabuar e titullit ka bërë një dëm të madh, pavarësisht nëse mund të ketë qenë një lëshim i paqëllimshëm.

Përgjegjësia për gabimin, për të mos përmendur faktin se dezinformata për konfiskimin e 1.3 ton kokainë, ishte iniciuar nga mediat maqedonase që së pari raportuan lajmet e rreme.Gazetaria me përgjegjëse dhe profesioniste nënkupton një qasje të saktë dhe të kujdesshme në plasimin e informacionit, veçanërisht në përpilimin e titujve, pasi lexuesit shpesh i mjafton vetëm në titull, pa lexuar më tej brenda lajmit./Portalb