Policia e Kosovës shpërndanë dhurata për fëmijët në Mitrovicë të Veriut

Në prag të festave të fund vitit, Policia e Kosovës ka shpërndarë dhurata për fëmijët në Mitrovicë të Veriut.

Policia përmes një njoftimi për media tha se njësitë policore në Mitrovicë të Veriut kanë shpërndarë dhurata për fëmijët në Lagjen e Boshnjakëve, Kodrën e Minatorëve dhe Lagjen e Doktorëve.

Sipas njoftimit, dhuratat janë shpërndarë për fëmije të të gjitha komuniteteve që jetojnë në atë pjesë të vendit.

“Policia e Kosovës, Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë, në vigjilje të festave të fund-vitit, ka vazhduar nëpër rajone të ndryshme të vendit shpërndarjen e dhuratave për fëmijë- është bërë e ditur gjithashtu në njoftim.