
foto: Ilustrim
Policia e Kosovës shihet pranë objektit të RTK-së (FOTO)
05.5.2020 - 23:36
Një lajm ka qarkulluar në media se asamblisti në Komunën e Prishtinës nga radhët e PSD-së, Nol Nushi dhe avokati Tomë Gashi janë përleshur në studion e RTK-së pas një debati televiziv.
Pas debatit, në objektin e RTK-së ka arritur edhe Policia e Kosovës.
KALLXO.com merr vesh se aty janë edhe njësitet speciale të Policisë.
Kjo është foto e siguruar nga KALLXO.com që tregon për praninë e Policisë te selia e RTK-së.
Nuk dihet nëse prania e Policisë ndërlidhet me “përplasjen” mes avokatit Tomë Gashi dhe asamblistit Nol Nushi.