Policia e Kosovës pranon donacion pajisje forenzike

Policia e Kosovës ka pranuar sot një donacion – pajisje forenzike.

Sipas njoftimit, ky donacion është rezultat i performancës afirmative dhe një bashkëpunimi të shkëlqyer në kuadër të projektit IPA 2017 “Luftimi i Krimeve Serioze në Ballkanin Perëndimor”,

Donacioni u dorëzua nga udhëheqësi i Projektit, gjeneral Gennaro Capoluongo, i cili shoqërohej edhe nga ambasadori italian në Kosovë dhe personeli i Policisë Italiane.

Gjatë pranimit të pajisjeve nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i PK-së, kolonel Samedin Mehmeti, prezentë ishin edhe ministri i MPB-së në detyrë, Ekrem Mustafa dhe përfaqësues të tjerë nga menaxhmenti i Policisë së Kosovës.

Këto pajisje përfshijnë por nuk kufizohen vetëm në: Set të pajisjeve për inspektimin/ekzaminimin e vendit të ngjarjes (valixhe kriminalistike) i dedikuar për forenzikën, kuti, aparat fotografik profesional, llambë profesionale forenzike të kompletuar me filtra dhe aksesorë/pajisje me rreze të ndryshueshme e të tjera.