Foto: Facebooc/PK.

Policia e Kosovës pranon donacion nga UNDP-ja

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar një donacion nga UNDP për Policinë Kufitare.

Pranimi dorëzimi i këtij donacioni, sipas njoftimit të policisë, është bërë sot, më 29.11.2024, gjatë një ceremonie të mbajtur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës në prani të drejtorit të Departamentit për Mbështetje, Fatmir Bajrami, drejtorit të Departamentit për Polici Kufitare, Fehmi Xhata si dhe Dudley Tarlton, zëvendësdrejtor i UNDP-së me bashkëpunëtorë.

“Këto pajisje, të dedikuara për Policinë Kufitare, 2 skanerë dhe 20 komplete të veglave të punës, të nevojshme për kontroll në vijën e dytë të kontrollit kufitar, janë pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në mes të Policisë së Kosovës dhe UNDP-së si mbështetje në fuqizimin e kapaciteteve të Policisë së Kosovës” – thuhet në njoftim.

Policia thotë mbështetja e vazhdueshme nga UNDP me pajisje logjistike dhe teknologjike të cilat ndihmojnë PK-në që të jetë më efikase dhe efektive në luftë kundër të gjithave llojeve të krimit, siç thuhet më tej në njoftim, përfshirë atë transkufitar, dukurive negative si dhe ofrimit të një sigurie më të mirë për qytetarët e vendit.