Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës pranon donacion nga Gjermania

Policia e Kosovës ka pranuar sot, më 27.11.2024, dy automjete, të cilat janë donacion nga Policia Federale Kriminale e Gjermanisë (BKA).

Në një ceremoni të veçantë të mbajtur sot, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde, zyrtarizuan dorëzimin e dy automjeteve për Policinë e Kosovës.

Sipas njoftimit, këto automjete janë të dedikuara për Njësinë FAST-ILECU të Policisë së Kosovës, dhe janë pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes institucioneve të sigurisë të dy shteteve dhe një hap i rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve të Policisë së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe aktiviteteve të tjera kriminale.

Policia e Kosovës ka falenderua Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin për forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.