Ilustrim

Policia e Kosovës po realizon operacion në disa lokacione

Policia e Kosovës është duke realizuar sot një operacion policor në disa rajone dhe lokacione të ndryshme.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani tha për KALLXO.com se qëllimi i operacionit është hetimi dhe parandalimi i veprimtarive kriminale.

“Policia e Kosovës, me njësitet e saj relevante është duke realizuar një operacion policor, në disa rajone/lokacione të ndryshme, me qëllim të hetimit dhe parandalimit të veprimtarive kriminale” – tha Kelani për KALLXO.com.

Pas përfundimit të aksionit, Kelani tha se pritet të jepen informacione shtesë.