Policia e Kosovës: Pesë policë pësuan lëndime të lehta trupore në Zveçan

Policia e Kosovës ka konfirmuar se pesë policë kanë pësuar lëndime të lehta trupore në Zveçan pasi u sulmuan nga protestuesit në Zveçan.

Sipas njoftimit, zyrtarët policorë janë sulmuar me mjete të forta dhe shok bomba.

“Protestuesit në Zveçan pas një kohe kanë filluar të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë (5) zyrtarëve policorë” – ka konfirmuar Policia.

PK njofton tutje se policët më pas u janë kthyer detyrave policore.