Policia e Kosovës nuk lejon zhvillimin e garës me vetura në pistën e Aeroportit

Gjatë ditës së sotme ishte planifikuar të mbahet një garë me vetura në pistën e vjetër të Aeroportit në Prishtinë.

Por, kjo garë nuk është mbajtur pasi që është ndaluar nga Policia e Kosovës.

Në një përgjigje dhënë për KALLXO.com, Policia ka konfirmuar anulimin e kësaj gare.

“Sot është marrë një informatë se rreth orës 12:00 në pistën e vjetër të Aeroportit është  duke u mbajtur një garë me vetura dhe se në atë  lokacion ka shumë pjesëmarrës dhe vetura. Sipas informatës rruga kryesore Magure- Sllatinë, si dhe rruga e vjetër e aeroportit është e vështirësuar për qarkullim. Njësitë kompetente policore, përfshirë edhe disa njësi të specializuara kanë dalë në atë lokacion. Rreth orës  13:05, nga njesitë tona në terren kemi marrë informacionin se  gara është nderprerë”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Policia tutje ka sqaruar edhe arsyen e anulimit të kësaj gare.

“Gara është anuluar pasi që nuk ka pasur njoftim dhe veturat te cilat kanë qenë të parkuara në të dy anët e rrugës kryesore kanë filluar ta lirojnë rrugën”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Gara ndalet nga Policia e Kosoves.

Publiée par PRC AUTO sur Dimanche 16 février 2020

.