Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në bashkëpunim me atë gjermane konfiskojnë 2.5 kilogram kokainë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Njësia e Antidrogës në rajonin e Prishtinës, në koordinim me policinë gjermane, kanë konfiskuar 2.5 kilogram kokainë.

Këtë, Sveçla e ka bërë të ditur përmes një postimi në ‘Facebook’, duke thënë se në këtë aksion të policisë kosovare dhe asaj gjermane, është arrestuar një person, si dhe gjithashtu janë konfiskuar 3 armë, karikator, qindra fishekë dhe dy automjete.

“Mbetemi të përkushtuar maksimalisht që të punojnë ngushtë me partnerët tanë për të parandaluar dhe luftuar, tregtinë e paligjshme të drogës dhe formave të tjera të rënda të krimit të organizuar ndërkombëtar”, ka shkruar Sveçla.