Ilustrim

Policia e Kosovës ndalon një kurd

Një burrë i nacionalitetit kurd është ndaluar sot në Prishtinë.

Burime të KALLXO.com bëjnë të ditur se ky burrë është ndaluar dhe i është bërë verifikimi i dokumenteve.

Sipas burimeve, i dyshuari kishte dy leje qëndrimi të Kosovës dhe Shqipërisë ndërsa dyshohet se të njëjtat janë të skaduara.

KALLXO.com po pret një konfirmim zyrtar lidhur me këtë ngjarje.

Sot në orën 13 në sheshin e kryeqytetit u mbajt një protestë në solidarizim me popullin kurd nga Rrjeti i Grave të Kosovës