Pika kufitare në Bërnjak. Foto: KALLXO.com

Policia e Kosovës lejon qarkullimin transit të boksierëve të Serbisë që kërkuan të shkonin në Maqedoninë  e Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, në pikën kufitare në Bërnjak, është paraqitur një klub i boksierëve nga Novi Pazari.

Ata thuhet se me mjetin e tyre kombi-bus kanë kërkuar të kalojnë transit përmes Republikës së Kosovës për në Maqedoninë e Veriut.

Kërkesa e tyre erdhi pasi Klubi i boksierëve do të marrë pjesë në turneun regjional në Maqedoni të Veriut.

Kjo kërkesë është aprovuar pas shqyrtimit dhe trajtimit nga autoritetet kompetente.

Në njoftim policor u tha se personat në fjalë i kanë plotësuar kushtet (me dokumentacion) për kalim të kufirit shtetëror, nga të cilët kanë qenë të ftuar për garën sportive të boksit.