Foto: KALLXO.com

Policia e Kosovës jep detaje për aksidentin në Graçanicë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e djeshëm ku autobusi ka shkelur një person në Graçanicë.

Aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia e shoferit, ndërsa viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.