Ilustrim

Policia e Kosovës jep detaje lidhur me arrestimin e shtetasit malazias

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me arrestimit e shtetasit malazias, Sërgjan Jurisheviq.

Policia e Rajonit të Gjilanit ka arrestuar dje Sërgjan Jurisheviqin, i cili po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga Mali i Zi. Në momentin e arrestimit ai kishte paraqitur një letërnjoftim të Kosovës me emrin Dragan Pejiq.

Policia ka njoftuar se gjatë arrestimit, në banesën e të kërkuarit nga drejtësia ndërkombëtare, ka gjetur tableta që dyshohet të jenë drogë sintetike si dhe monedha bit-coin.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe konfiskuar: 235 tableta ngjyrë  e bardhë që dyshohet të jenë drogë sintetike dhe 11 bit coin:-thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sërgjan Jurisheviq po kërkohet nga drejtësia malaziase për dy vepra të rënda penale– vrasje e rëndë dhe – themelim i organizatës kriminale.

Burime të KALLXO.com kanë bërë të ditur se i kërkuari Sërgjan Jurisheviq kishte ndërruar identitetin në Mitrovicë të Veriut, derisa kishte edhe një banesë në Leposaviq.

Kush është Sërgjan Jurisheviq, malaziasi i arrestuar në Gjilan që kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar