Njësia Speciale e Policisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com
Policia e Kosovës interviston drejtorë të qendrave mjekësore në veri për vaksinat anti COVID-19 të ardhura nga Serbia
Dy drejtorë të qendrave të mjekësisë familjare në Leposaviq e Zveçan janë intervistuar nga Policia e Kosovës, më saktësisht nga Departamenti për Krime të Rënda.
KALLXO.com mëson se drejtorët e QMF-ve janë intervistuar në lidhje me dhënien e vaksinave në veri të Kosovës.
Tutje KALLXO.com mëson se gjatë intervistimit drejtorët kanë thënë se nuk kanë dijeni për dhënien e vaksinave kundër coronavirusit si dhe nuk kanë ndonjë regjistër të pranim-dorëzimit të vaksinave.
Rasti i ardhjes së vaksinave kundër COVID-19 në komunat veriore është duke u trajtuar nga ana e Prokurorisë së Mitrovicës.
Gjatë ditës së sotme KALLXO.com raportoi se Prokuroria i kishte dhënë autorizim Policisë për grumbullimin e dëshmive në lidhje me rastin e vaksinave anti COVID-19 në veri të vendit.
Në lidhje me këtë rast KALLXO.com ka raportuar që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar.
Prokuroria nuk ka nisur ende hetime për vaksinat kundër COVID-19 në veri të Kosovës