Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës identifikon dy BMW X6 të vjedhura në vitin 2010 (FOTO)

Policia Kufitare e Kosovës në Vërmicë ka idenfikuar dy vetura BMW X6, të vjedhura në vitin 2010.

Sipas policisë, këto vetura janë vjedhur në Itali dhe kanë qenë në qarkullim me targa të Shqipërisë.

Verifikimi i tyre ka filluar pas dyshimit se është ndëhyrë në numrin identifikues të këtyre veturave.

“Bazuar në të gjeturat dhe bashkëpunimin PK-FRONTEX, ka rezultuar se ky automjet rezulton të jetë vjedhur në Itali në vitin 2010 dhe më pastaj i falsifikuar dhe i regjistruar në Shqipëri. Gjithashtu merret vesh se një automjet i njëjtë me të njëjtin numër identifikues është në qarkullim në Itali”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të dy veturat e vjedhura janë të llojit BMV X6, njëra me ngjyrë të bardhë ndërsa tjetra me ngjyrë të zezë.

Numrat idenfikues të falsifikuar, të cilët gjenden në veturat e vjedhura kanë qenë në përdorim nga një veturë në Itali dhe një veturë tjetër në Lituani.

Lidhur me këtë çështje është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit janë iniciuar rastet ”vjedhje dhe falsifikim i automjetit” dhe rastet janë adresuar tek njësia kompetente për hetime të mëtejme.

Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës