Ilustrim, Foto: Policia e Kosoves

Policia e Kosovës do të blejë 10 qen për njësinë 'K9' në vlerë prej 54 mijë euro

Policia e Kosovës ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 54 mijë euro për blerje të 10 qenve.

Kontrata është lidhur me operatorin ekonomik kroat ‘Marija Cirimotic j.d.o.o.’

Në njoftimin për kontratë bëhet e ditur se pas blerjes së qenve, transporti i tyre deri te njësiti “K9” në Lebanë do bëhet nga kompania.

Tutje, në detajet tjera të kontratës potencohet se çmimi për 10 qentë është 50 mijë euro (5 mijë euro për secilin qen)  dhe 4 mijë euro për transport.

Sipas të dhënave në kontratë, pagesa do bëhet në bazë të numrit të qenve që përzgjidhen për t’u blerë, por jo më shumë se 10,  nga autoriteti kontraktues (policia e Kosovës).

KALLXO.com ka sjellur reportazh për njësinë “K9” të qenve të Policisë: