Ilustrim

Policia e Kosovës bëhet gati për protesta, kontrakton mbi 225 mijë euro për gazmaska

Policia e Kosovës bëhet gati në rast të protestave në vend. Për këtë qëllim dhe për nevoja të saja, institucioni i zbatimit të ligjit në Kosovë, ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë për blerjen e 728 gazmaskave, ku një e tillë, sipas kontratës kushton 309.6 euro.

Në muajin shtator të vitit të kaluar, Policia e Kosovës kishte hapur tender për tu furnizuar me gazmaska.

Për kontratën publike kornizë, me kohëzgjatje 36 muaj kishte parashikuar kontratë në vlerë deri 225,680 euro.

Për këtë tender, Policia e Kosovës kishte përdor procedurën e hapur të prokurimit, me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

Me datën 24 nëntor 2022, Policia e Kosovës njoftoi se kontrata në vlerë 225,388.80 euro ju është dhënë kompanisë “Sodex Group” SH.P.K.

Sipas kontratës së nënshkruar, Policia e Kosovës pritet të blej 728 gazmaska, çanë, filtër, boca e uji, të prodhuara në Republikën Çeke.

Për një të tillë Policia e Kosovës duhet të paguaj 309.6 euro apo 225,388.88 për 728 sosh sa janë gjithsej të kontraktuara.